ETRIT BERISHA
Etrit Berisha, operohet nesër
29 November, 2016 @15:15
Portieri i kombëtares shqiptare dhe i skuadrës nga Serie A, Atalanta, Etrit Berisha, do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale nesër.
Berisha e kishte lënduar gjurin e djathtë në ndeshjen kundër Romës që ishte zhvilluar më 20 nëntor, mirëpo megjithatë futbollisti kishte arritur të luajë deri në fund të ndeshjes.
Vendimi për operimin e Berishës është marr sot nga stafi mjekësor i Atalantas, ndërsa kohëzgjatja e mungesës së tij nuk është bërë e ditur.