TE JUVENTUSI
I thyhet këmba e Dani Alvesit
29 November, 2016 @13:46
Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Dani Alves, e theu këmbën e majtë (ashtin fibula) të tij, në ndeshjen e fundit në Serie A kundër Genoas.
Rikthimi i tij nuk është caktuar, derisa braziliani 33 vjeçar është detyruar të largohet nga fusha në minutën e 79-të, ndërsa Massimiliano Allegri u detyra të vazhdojë lojën me 10 lojtarë në fushë, pasi që nuk kishte të drejtë zëvendësimi.
Juventusi u mposht 3-1 nga Geona, derisa ende kryeson me 33 pikë Serie A-në.