TRAGJIKE
Bie aeroplani me ekipin brazilian në te
29 November, 2016 @12:12
Deri më tani janë raportuar 76 të vdekur nga 81 persona që ishin në aeroplanin, ku ekipi brazilian i futbollit Chapecoense udhëtonte drejt ndeshjes së radhës për ta në Medellin të Kolumbisë para ndeshjes ndaj Atletico Nacionalit në garën Sudamericana (ekuivalent i Europa Ligës).
“Gjashtë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga aeroplani, por njëri fatkeqësisht vdiq nga plagët. Asnjë tjetër të mbijetuar nuk ka. Ngjarja tragjike numëron 76 viktima,” është cituar të ketë thënë Jose Gerardo Acevedo, komandant i policisë rajonale të Medellinit.
Mediat braziliane pak më vonë kanë shkruar se nga 5 të mbijetuarit 3 janë futbollistë, të cilët i kanë identifikuar si: mbrojtësi Alan Ruschel, portieri Danilo dhe portieri rezervë Jakson Follmann, janë emrat e dhënë nga Globonews dhe Sport TV brazilane.
First images of Colombia plane crash show football badge of Chapecoense team & crash debris https://t.co/yEGYqDpluP https://t.co/UrZ6W4fwTE
— BBC Breaking News (@BBCBreaking) November 29, 2016