KUPA E KOSOVËS - RRETHI IV
Ekipet e Superligës, në pranverë në Kupë
29 November, 2016 @11:09
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se shorti i sotëm për rrethin e katërt të Kupës së Kosovës, nuk do të ketë të inkuadruara ekipet e Superligës.
Arsyeja për këtë është se të eliminohet mundësia që ndonjë ekip të shkojë në fazën tjetër pa lojë.
Prandaj, Flamurtari, Dukagjini, Vllaznia Pozharan, 2 Korriku, KEK, Arbëria, Vëllaznimi dhe Bashkimi Koretin - do të ndeshen sipas shortit në ora 14 sot në zyret e FFK-së.
Ndeshjet e rrethit të katërt zhvillohen më 3 dhe 4 dhjetor, ndërsa rrethi i radhës i Kupës së Kosovës ku do të marrin pjesë edhe ekipet e Superligës zhvillohet në pranverën 2017.
Fitues aktual i Kupës së Kosovës është Prishtina, që është shpërblyer nga UEFA-ja me mbi 200 mijë euro për këtë arritje.