KUPA PAVARËSIA 2016
Kukësi mposht Prishtinën, fiton Kupën e Pavarësisë
28 November, 2016 @14:39
Është mbyllur edicioni i tetë i “Kupës së Pavarësisë”, me fitues Kukësin, duke e mposhtur Prishtinën në finale – 2:0.
Prishtina, me përbërje të re nuk ia doli t’i bënte ballë skuadrës së Kukësit e cila aktivizoi disa titullarë – lojtarë të njohur, por paraqitja e Prishtinës ishte mbresëlënëse dhe disa nga futbollistët e rinj të skuadrës sonë padyshim që kanë të ardhme të ndritshme.
Pas ndeshjes, u ndanë disa mirënjohje, ndërsa Gentrit Begolli u shpallë futbollisti më i mirë i turneut.
FORMACIONET:
Kukësi: Klevis Hasanbelli – Armand Xhixha, Rexhep Jemini, Klaudio Çema, Armando Rami, Fjoart Jonuzi, Kushtrim Lushtaku, Edon Hasani /c/, Bedri Greca, Felipe Moreira, Detjon Dreni. Trajner: Ernest Gjoka. | |||
Prishtina (4-3-3): Ardit Nika – Arbër Kadriu (Donat Hasanaj), Leonat Vitija, Milos Miloviç (Dardan Sekiraqa), Agon Xhaka – Atdhe Grajqevci, Rigon Kabashi, Granit Jashari – Kastriot Selmani, Djellon Dragusha, Gentrit Begolli /c/ (Rilind Gerbshi). Trajner: Mentor Miftari. |