KUPA PAVARËSIA 2016
Prishtina mposht Otrantin, kalon në finale
28 November, 2016 @13:21
Në ‘Kupën e Pavarësisë’ që po zhvillohet në Tiranë sot, Prishtina e ka mposhtur me rezultat 1-0 skuadrën e Otrantit nga Ulqini, për t’u kualifikuar kështu në finale të kësaj kupe miqësore për nder të 28 nëntorit.
Ndeshjet po luhen në formatin e 45 minutave, ndërsa golin e fitores për Prishtinën e ka shënuar Gentrit Begolli nga pika e bardhë.
Në finale Prishtina luan me fituesin e duelit Kukësi - Shkëndija.