NË SHKUP
Visar Ganiu dorëhiqet nga KF Shkupi
29 November, 2016 @13:40
Trajneri i deritashëm i ekipit të Shkupit, Visar Ganiu, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Njoftimin e ka dhënë Mak Sport sot, ndërsa trajneri në fjalë e ka konfirmuar dorëheqjen e tij, duke thënë se “pa dashur të flasë në detaje, kam dhënë dorëheqje për shkak të disa gjërave joprofesionale.”
Vendin e tij do ta zë ndihmësi Ardian Nuhiu, ndërsa gazeta në fjalë ka potencuar mundësinë e kthimit të Zekirja Ramadanit në janar të vitit të ardhshëm.
Shkupi pas 16 xhirove të para në elitën maqedonase të futbollit ka tubuar 16 pikë, ndërsa është një pikë mbi zonën e rrezikshme.
Nesër Shkupi me Nuhiun në krye të ekipit do t’i dalë përballë Sileksit.