LAZIO
Etriti s’pranon gol, Lazio afër Champions
18 August, 2015 @22:45
Lazio e Silvio Piolit ka arritur që të shënojë fitore me rezultat minimal, por shumë të vlefshëm ndaj Bayer Leverkusenit sot në Olimpico të Romës.
Goli e vetëm dhe të fitores e ka shënuar Balde Keita, derisa Etrit Berisha ka qenë për 90 minuta në lojë duke mbrojtur portën e Lazios - për të mbajtur të paprekur atë.
Për Bayer Leverkusenin në pjesë të dytë ka luajtur Admir Mehmedi, por nuk ka arritur të tund rrjetën e Berishës.
Lazio duket afër Ligës së Kampionëve, derisa Aspirinët shpresojnë të përmbysin gjithçka në Bay Arena, në ndeshjen e kthimit.
Balde Diao Keita Goal - Lazio 1-0 Bayer… by Bundes_Liga