Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE - SHORTI

Europa League, kundërshtarët e skuadrave shqiptare

Europa League, kundërshtarët e skuadrave shqiptare


31 August, 2020 @13:28

Pas shortit për rrethin e dytë kualifikues të Europa League, skuadra kampione e Kosovës, Drita, është caktuar të luajë ndaj skuadrës FK Sileks nga Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë, në short ishin edhe pesë skuadra tjera shqiptare: Laçi, Teuta, Kukësi, Renova dhe Shkëndija.

Nga shorti kundërshtarë të vështirë morën Teuta e Kukësi. Skuadra durrsake do të luajë me Granadan spanjolle në shtëpi, kurse Kukësi pret Wolfsburgun gjerman.

Hapoel Be’er Sheva nga Izraeli do të jetë kundërshtar i Laçit, Renova do të jetë mikpritëse e Hajdukut nga Spliti, kurse Shkëndija do të jetë mysafire e Botoshanit rumun.

Të gjitha ndeshjet e lartpërmendura luhen më 17 shtator.

Sa i përket Tiranës, Tirana do të jetë automatikisht pjesë e Play Off-it të Europa Leagues (pra Tirana është 90 minuta larg fazës grupore). Kjo për arsye se 2 prej 10 skuadrave të eliminuara nga rrethi i dytë i Ligës së Kampionëve shkojnë direkt në Play Off. Këtë vit, Tirana kishte fatin që të jetë një prej atyre dy skuadrave. Kundërshtarin e saj Tirana do ta kuptojë më vonë.

Çiftet tjera të rëndësishme të rrethit të dytë përfshijnë skuadra të njohura si Milan e Tottenham:

Shamrock Rovers vs. Milan
Lokomotiv Plovdiv vs. Tottenham


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga