PREMIER LEAGUE

FA vendos: Premier League nuk ndalet
20 December, 2021 @17:34
Pas mbledhjes së mbajtur sot mes klubeve të Premier Leagues dhe Federatës Angleze, është vendosur që xhiroja e ardhshme e Premier Leagues të mos shtyhet plotësisht dhe rrjedhimisht ndeshjet të zhvillohen siç ishin planifikuar.
Nëse skuadra ka 13 lojtarë dhe 1 portier të gatshëm për lojë, atëherë nuk ka arsye që të kërkojë shtyerjen e ndeshjes. Kështu thotë rregulla e re e Premier Leagues sa i përket mundësisë së shtyerjes së ndeshjes kur skuadrat kanë raste pozitive me COVID-19.
Gjatë mesjavës në Angli ka ndeshje të Carabao Cup, e më pas të dielën dhe të hënën e ardhshme luhet xhiroja e radhës në Premier League.