Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - GJILANI

Falë Super Gerhard Prognit, Gjilani pushon si lider i Superligës

Foto: SC Gjilani

Falë Super Gerhard Prognit, Gjilani pushon si lider i Superligës


12 December, 2021 @15:25

Në ndeshjen kryesore të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor, Gjilani arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Ballkanit në Suharekë, për të shkuar kështu në pushimin dimëror si “kampion” i vjeshtës. Ndeshja në fjalë përfundoi me rezultat 0-1 (Gerhard Progni 75’) për Gjilanin.

Ismet Munishi arriti që ta fitojë duelin ndaj ish-skuadrës së tij, Ballkanit, për ta mbyllur kështu stinorin vjeshtor me 9 fitore, 8 barazime e vetëm 1 humbje.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 75’ të takimit, ishte mesfushori Gerhard Progni i cili edhe një herë tjetër e tregoi kualitetin e tij, duke shënuar një supergol, për t’ia dhënë kështu fitoren skuadrës së tij.

Përgjatë takimit, rastet më të mira për shënim i pati Ballkani, por Gjilani mbeti në lojë falë portierit Enea Koliçi, i cili edhe sot ishte fantastik.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në Gjilan, rezultati ishte i barabartë, 1-1.

Kështu, në pushimin dimëror Ballkani shkon duke qenë në vendin e tretë, kurse Gjilani pushon në krye të renditjes, duke e pasur vetëm një humbje pas 18 xhirove. Ajo humbje u shkaktua nga Ulpiana më 19 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga