Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNJAKU NË FORMË!

Fatjon Bunjaku poker golash, Phoenix ndjek ende barazhin

Fatjon Bunjaku poker golash, Phoenix ndjek ende barazhin


30 April, 2023 @21:10

Skuadra e Phoenixit edhe pse katër pikë larg Lirisë që është në vend të dytë është duke ndjekur me plotë shpejtësi pozitën që dërgon në barazh drejt Superligës.

Ata sot kanë shënuar fitore ndaj Rahovecit në një duel ku kishte mjaft gola, ndërsa Fatjon Bunjaku realizoi hat-trick në këtë fitore, ku ndeshjen e kreu me katër gola të shënuara për të kompletuar pokerin e tij të golave.

Phoenix 5—3 Rahoveci [Fatjon Bunjaku 5’, 8’, 15’, 82’ Enis Miranaj 64’ — Liman Morina 11’, 51’, Egzon Shtavica 76’].

Me fitore, Phoenix bën 43 pikë nga 24 ndeshje dhe gjindet në pozitën e tretë të renditjes tabelare, kurse Rahoveci është i shtati me 30 pikë nga po aq ndeshje.

Fatjon Bunjaku @ Phoenix


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë