Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VEDAT MURIQI NË MEDIAT TURKE

Fener e Galata, vazhdojnë ‘luftën’ për Muriqin

Foto: giresunspor official

Fener e Galata, vazhdojnë ‘luftën’ për Muriqin


13 January, 2016 @9:07

E përditshmja turke Sabah në faqen e sportit ka bërë të ditur se kreu i Fenerbahçes Aziz Yildirim ka qenë në Giresun për ndeshjen e Kupës Giresunspor - Fenerbahçe për të kërkuar mundësinë e blerjes së futbollistit prizrenas, Vedat Muriqi

Më tutje, në gazetë shkruan se trajneri portugez i Fenerbahçes, Vitor Pereira, nuk e ka pëlqyer lojtarin. 

Në anën tjetër, gazeta tjetër e sportit, Fanatik, ka bërë të ditur se kreu i Galatasarayit, Dursun Ozbek, është duke pritur përgjigjen e trajnerit të ekipit Mustafa Denizli për të vepruar. 

Për më tepër, besohet se edhe Konyaspor tash po e kërkon lojtarin shqiptar i cili ka bërë bujë këtë stinor me golat e shënuara për ekipin e tij në ligën e dytë turke. 

Muriqi ka dalë nga Liria e Prizrenit ndërsa ka luajtur për ekipet nga Kategoria Superiore shqiptare para se të kalojë në Turqi, ku tani i është mundësuar edhe shtetësia. 

 

Faqja e sportit, Fanatik
Faqja e sportit, Fanatik

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga