I TRANSFERUARI, PRANË TRANSFERIT

Foto: AC Milan Official
Luiz Adriano drejt largimit
12 January, 2016 @18:27
Rossonerët si duket po përgatiten të shesin futbollistin e transferuar këtë stinor nga Shakhtar Donetsk, Luiz Adriano.
Braziliani është në bisedime me një ekip kinez dhe këtë e ka konfirmuar faqja zyrtare e Milanit sot, duke bërë të ditur se lojtari në fjalë nuk është ftuar në përballje të Coppa Italia ndaj Carpit, pasi që është në negociata me një klub tjetër.
Adriano erdhi te Milani për 8 milionë euro nga Shakhtari ndërsa planifikohet të shitet për 12 milionë euro.