NGA GJILANI NË VLORË

Foto: prishtinafc.com
Krasniqi te Flamurtari
12 January, 2016 @14:59
Besnik Krasniqi, futbollisti i Gjilanit dhe njeriu që arriti të futet në 11-shen më të mirë të vitit nga FFK-ja së fundi, ka arritur marrëveshje me ekipin nga Vlora, Flamurtari.
Krasniqi stinorin e kaluar u kthye në Kosovë nga Kategoria Superiore shqiptare, duke luajtur për Istogun.
Në verën e kaluar ai la Istogun për Gjilanin, ndërsa tashmë pritet të mbrojë ngjyrat kuqezi të Flamurtarit.
Krasniqi ka shënuar 3 gola për Gjilanin këtë stinor në Superligë, përkundër se luan në krah të mbrojtjes.