KLOPP FILLON TRASFERIMET

Caulker me fanellë të QPR-së
Përforcohet Liverpooli
12 January, 2016 @14:02
Pas Marko Grujic, Liverpool ka bërë edhe transferimin e dytë të janarit. Bëhet fjalë për Steven Caulker. Mbrojtësi, i cili është lojtar i QPR-së në Championship, është huazuar deri në fund të sezonit tek skuadra e Jurgen Klopp.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga llogaria zyrtare e Liverpoolit.
Problemet e shumta me lëndime kanë bërë që Klopp të afrojë ish-mbrojtësin e Tottenhamit, i cili vitet e fundit ka qenë i huazuar në shumë skuadra angleze si Swansea, Cardiffi, Bristoli e Southamptoni.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Caulker 24 vjeç ka qenë pjesë e Southamptonit këtë stinor dhe ka pasur vetëm 3 paraqitje me këtë skuadër.