Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Fenerbahçe afër marrëveshjes me trajnerin kroat

Kroati 48 vjeç Nenad Bjelica, shumë afër marrëveshjes me Fenerbahçen, ku luan Vedat Muriqi.

Fenerbahçe afër marrëveshjes me trajnerin kroat


3 May, 2020 @14:42

Trajneri i deridjeshëm i Dinamos së Zagrebit, Nenad Bjelica, është në bisedime të avancuar me ish kampionin e Turqisë, Fenerbahçe.

Mediat turke bëjnë të ditur se kroati 48 vjeç është duke tentuar të bëj hap të madh në karrierën e tij si trajner dhe Fenerbahçe do të jetë klubi më i madh që do të drejtonte ai deri tash.

Në njërën anë mospërvoja e tij me klube të mëdha mund të jetë disavantazh, por personaliteti i Bjelicës dhe përvoja e tij si lojtar mund të sjellin energjinë e nevojshme për të rikthyer Fenerbahçen në fron të kampionit.

Bjelica te Dinamo ka marrë rrogë 1.2 milionë euro në vjet. Prej të cilave 500 mijë kanë shkuar në tatime, pra 700 mijë euro neto. Fenerbahçe është duke i ofruar rrogë 1 milionë euro neto, vjetore. Milliyet ka shkruar sot se Bjelicës nuk i intereson shumë paraja sa ngritja në karrierë, arsye kjo që besohet të jetë më se afruese e marrëveshjes përfundimtare mes klubit turk dhe trajnerit në fjalë.

nenad bjelica

Ai ka arritur të shpijë Dinamon në Ligë të Kampionëve këtë stinor, duke fituar ndeshjen e PlayOffit, që vlerësohet te Fenerbahçe. Ndërsa në Europa Ligë e çoi ekipin deri në çerekfinale, ku vetëm pas vazhdimeve u eliminua nga Benfica. Në këtë kohë, edhe Amir Rrahmani luante te Dinamoja.

Kujtojmë te Fenerbahçe luan sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili nëse nuk largohet këtë verë nga kanarinat e Stambollit ka shumë gjasa që të punojë në stinorin e radhës me teknikun kroat që në karrierën e tij ka drejtuar ekipet austriake si: Karnten, Lustenau, St Andra, Austria Wien, pastaj Spezia në Itali, Lech Poznan në Poloni para se të kalonte në Dinamo, prej ku u largua muaj më parë për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesin e klubit, Zoran Mamic.


 
Të gjitha lajmet nga International