Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FENERBAHÇE 2-0 GALATASARAY

Fenerbahçe fiton derbin ndaj Galatasarayit

Fenerbahçe fiton derbin ndaj Galatasarayit


11 April, 2022 @0:14

Fenerbahçe ka fituar derbin e madh turk ndaj Galatasarayit në krizë, për të dalë në vend të dytë të renditjes tabelare të Superligës turke të futbollit.

Kanarinat e Stambollit kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë për të fituar duelin 2-0 [Zajc 26, Dursun 68]. Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Ismail Kartal ka kaluar në vend të dytë me një pikë më shumë sesa Konyaspori.

Mërgim Berisha ka hyrë në lojë në minutat shtesë të ndeshjes, për të zëvendësuar sulmuesin Serdar Dursun.

Galatasaray në anën tjetër është në pjesën e poshtme të renditjes tabelare, derisa ka përjetuar humbjen e 13 të stinorit dhe ka vetëm 41 pikë.

Lider i Superligës turke është Trabzonspor që ka 72 pikë, ndërsa Fenerbahçe e dyta ka 59 pikë!


 
Të gjitha lajmet nga International