Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E TURQISË

Fenerbahçe fiton dhe kalon në gjysmëfinale

Fenerbahçe fiton dhe kalon në gjysmëfinale


7 February, 2018 @20:34

Me rezultat të njëjtë si në ndeshjen e parë, edhe sonte Fenerbahçe e ka fituar takimin e luajtur ndaj Giresunsporit, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.

Feneri ishte në disavantazh 0-1, mirëpo golat e Karakoc dhe Chahechouhe e përmbysën rezultatin dhe takimi u mbyll me shifrat 2-1.

Përveç Fenerit, kalimin në gjysmëfinale deri më tash e kanë siguruar edhe Besiktasi dhe Akhisar Genclik Spori, ndërsa gjysmëfinalisti i fundit do të kuptohet nesër pas takimit mes Galatasarayt dhe Konyasporit. Ndeshja e parë e zhvilluar në Konya kishte përfunduar 2-2, derisa ndeshja e nesërme kthyese luhet në Stamboll.

Sipas shortit, Feneri në gjysmëfinale do të takohet me Besiktasin, derisa Akhisari e pret fituesin e ndeshjes së nesërmes mes Gallatës dhe Konyas.


 
Të gjitha lajmet nga