KUPA E TURQISË
Fenerbahçe kap avantazhin pa Muriqin
5 February, 2020 @14:27
Njëra ndër ndeshjet e rralla që përfundon me fitoren e Fenerbahçes pa yllin kosovar Vedat Muriqi, ndodhi para pak çastesh.
Fenerbahçe në ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Kupës së Turqisë, e mposhti si mysafir skuadrën Kirikale me rezultat 0-3.
Në këtë ndeshje, golat e Fenerit i shënoi ish-lojtari i PSG, Mevlut Erdinc (3x), derisa Vedati ishte në bankën rezervë dhe nuk kishte nevojë për ndihmën e tij.
Ndeshja e dytë në mes të këtyre dy skuadrave do të luhet më 11 shkurt.