Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIZESPOR 1-2 FENERBAHÇE

Fenerbahçe pa Muriqin hap me fitore stinorin

FOTO / Fenerbahce

Fenerbahçe pa Muriqin hap me fitore stinorin


11 September, 2020 @22:10

Skuadra e Fenerbahçes e hapi stinorin 2020/21 me fitore, duke e mposhtur Caykur Rizesporin me rezultat 1-2.

Feneri në minutën e 31’ të ndeshjes dështoi nga penalltia me lojtarin Caner Erkin, derisa pësoi gol në pjesën e dytë të ndeshjes nga lojtari çek Milan Skoda.

Caner Erkin e përmirësoi gabimin duke asistuar te Gokhan Gonuli për 1-1 në minutën e 76’.

Në minutën e 87’ Fenerbahçe e fitoi edhe një penallti. Kësaj radhe nuk gaboi argjentinasi Jose Sosa, dhe me golin e Sosës Feneri e mposhti kundërshtarin 1-2.

Ylli kosovar, Vedat Muriqi, të dielën do të udhëtojë në Romë për të nënshkruar me skuadrën e Lazios, derisa u vërejt mungesa e tij në repartin e sulmit në këtë ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga International