Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Fenerbahçe përcekton çmimin e Vedat Muriqit

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Fenerbahçe përcekton çmimin e Vedat Muriqit


13 May, 2020 @0:40

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është futbollisti më i përfolur i reprezentacionit për një transfer të mundshëm gjatë kësaj vere.

Së fundi, e përditshmja turke Takvim ka bërë të ditur se interesimi i madh që po tregojnë për Vedatin ekipet nga Premier Liga dhe Seria A, ka bërë që drejtuesit e Fenerbahçes të marrin një vendim.

Gazeta në fjalë ka bërë të ditur se Vedat Muriqi do të lirohet nga klubi i kanarinave të Stambollit për një shifër prej 25 milionë eurove.

“Ky është plani i Fenerbahçes për të inkasuar mjete për sezonin në vijim dhe për të shpëtuar nga pengesa e fer-playit financiar për transfere më të mëdha,” ka shkruar gazeta.

Takvim, Vedat Muriqi

“Vedat Muriqi dhe Altay Bayindir kanë çmimet e caktuara. Muriqi nuk do të lirohet nën shifrën e 25 milionë eurove, ndërsa Bayindir nuk do të lirohet nën 10 milionë euro,” ka bërë të ditur Takvim.

Derisa Fenerbahçe në Superligën turke është duke luftuar për të dalë në Evropë, sulmuesi i Kosovës gjatë muajit të kaluar, sipas gazetave të Stambollit, i kishte thënë kryetarit se e ka synim Premier Ligën dhe jo Serie A-në.

Nga Premier Liga për 26 vjeçarin e Prizrenit më të interesuar deri tash janë treguar të jenë Tottenham dhe West Ham, ndërsa sot është përfolur që edhe West Bromwich, nëse siguron Premier Ligën në stinorin tjetër, do të jetë më i interesuari për shërbimet e kosovarit.


 
Të gjitha lajmet nga