Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHOKUESE

Feniksi tërhiqet nga garat!

BOROZANI / ARKIV

Feniksi tërhiqet nga garat!


25 October, 2018 @14:42

Një lajm shokues vjen nga futsalli i Kosovës!

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Feniksi nga Drenasi, është tërhequr befasisht nga të gjitha garat e futsallit.

FUTSALL - TABELA AKTUALE

Kjo u bë e ditur nga njoftimi i publikuar nga faqja zyrtare e klubit në fjalë, njoftim i cili është paraqitur i plotë më poshtë:

“Pas analizës të të gjitha detajeve dhe pas disa vitesh pjesëmarrje në futsallin vendor dhe atë ndërkombëtar , duke prezantuar vlerat e sportit dhe paraqitjes njerëzore në çdo hap para syve të të gjithëve, skuadra e Fc Feniks ka vendosur të ndërpres pjesëmarrjen në garat kampionale dhe garave për kupë duke u tërhjekur nga çdo aktivitet sportiv. Është vendim i dhimbshëm por i menduar gjatë dhe detajisht që sjell deri tek ky hap jo edhe i lehtë për ne, që ndër vite i kontribuam sportit me paraqitje dinjitoze dhe me vlera të sjelljes sportive, duke u renditur tashmë si skuadra më e suksesshme e futsallit kosovar që nga themelimi i saj. Duke falënderuar mbështetësit e deritanishëm dhe gjithë akterët pjesëmarrës në skuadër, lojtarët e deritanishëm, trajnerët dhe staffin e tyre përcjellës , urojmë që të jemi skuadra e fundit e sportit kosovar që merr një vendim të tillë.

Falënderime të përzemërta për tifozët tanë të veçantë nga qyteti i Drenasit, dhe jo vetëm.

Suksese në vazhdimësi dhe falënderime të gjitha skuadrave rivale që kemi patur deri sot.

Feleminderit Kosovë, UEFA dhe ju dashamirë të sportit.”

Se a do të ndryshojë ky vendim i skuadrës në fjalë mbetet të shihet, mirëpo padyshim që mungesa e Feniksit do të ishte një humbje e madhe për futsallin kosovar.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga