FERIZAJI SIGURON EDHE PORTËN!

Futbollisti Marko Jovanovski duke nënshkruar me FC Ferizajin sot/ Foto: FCFerizaj/ fb
Ferizaji angazhon portierin Marko Jovanovski
12 January, 2023 @14:48
Skuadra e Ferizajit ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me portierin verimaqedonas të Akademija Pandevit, Marko Jovanovski. Futbollisti 34-vjeçar i lindur në Shkup, ka qenë portieri i parë i ekipit të tij të derisotshëm, ndërsa është 186-centimetra i gjatë.
“FC Ferizaj njofton se ka arritur marrëveshje me portierin e njohur dhe me përvojë nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski. Së fundmi, Jovanovski ishte pjesë e nënkampionit të Maqedonisë, Akademija Pandev, ku për dy sezone ishte titullar i padiskutueshëm,” ka shkruar FC Ferizaji në njoftim.
Ferizaji përndryshe është i fundit në renditjen tabelare të Superligës. Ekipi po drejtohet nga kroati Andrej Panadic, i cili është duke e rikonstruktuar ekipin për ta shpëtuar stinorin në Superligë.