ISMET SHABANI - FERIZAJ

Ferizaji ndal Hajvalinë
24 April, 2015 @15:59
Ferizaji që po lufton për mbijetesë është treguar arrë e fortë për Hajvalinë sot në stadiumin Ismet Shabani.
Bardhekaltërit përmes disa rasteve kah fundi i ndeshjes bile mund të thuhet që kanë lëshuar fitoren, posaçërisht kur goditën shtyllën me anë të Gëzim Rusit.
Derisa Hajvalia nuk arriti të shënojë golin e fitores assesi, Ferizaji rrëmbeu pikën e parë të fazës së tretë të stinorit dhe të parën që prej nisjes së stinorit pranveror, kur kishin fituar Istogun.