UJQIT BARDHEKALTËR

Fotot: KF Ferizaji/fb
Ferizaji shton përvojë në stafin e trajnerëve
27 December, 2021 @14:43
Emër i ri te Ferizaji, ndërsa emër shumë i njohur për futbollin e Kosovës. Fadil Berisha është shtuar zyrtarisht nga sot në stafin e trajnerëve të Arbnor Morinës kryetrajner te Ferizaji.
Faqja zyrtare e klubit në Facebook e ka bërë të ditur lajmin, ndërsa klubi ka shkruar se me përvojën e tij në futboll vendor e ndërkombëtar ata presin shumë nga ai, për të realizuar objektivat.
Kujtojmë, Fadil Berisha ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, ndërsa ka punuar si ndihmës-trajner i Prishtinës, ku ka të fituar gjithashtu edhe Kupën e Kosovës. Në ndërkohë ai ka punuar edhe te kombëtarja e Kosovës si ndihmës-trajner për Kosovën U17.