Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DY ZYRTARIZOHEN, I TRETI NË PRITJE

Ferizaji shton përvojë nga Superliga në ekip

Fotot: KFFerizaji/fb

Ferizaji shton përvojë nga Superliga në ekip


31 May, 2022 @0:46

Tashmë kur përfundoi stinori dhe u sigurua rikthimi për në Superligë, Ferizaji ka filluar të bëj lëvizjet e para në tregun e lojtarëve për të hyrë sa më i përgatitur për në Superligë.

E këtë, nuk ka mundur ta bëj pa ish-yllin e ekipit Astrit Fazliu që në vitet e fundit ka qenë pjesë e Dritës, ndërsa përvoja e tij si “dhjetëshe” por edhe sulmues do t’i shërbejë shumë ekipit të drejtuar nga Arbnor Morina në stinorin 2022/23.

Fazliu 34-vjeçar ka qenë pjesë e Dritës në dy periudha të ndryshme, ndërsa herën e fundit kaloi aty në janar të vitit 2020 nga Feronikeli dhe ishte pjesë e gjilanasve deri në fund të këtij stinori, ku Drita u bë nënkampione, ndërsa ishte edhe finaliste e Kupës së Kosovës.

Së fundi, në stinorin 2021/22 Fazliu shënoi katër gola për Dritën, prej të cilave tri nga penalltia, ndërsa ka bërë edhe dy asistime përgjatë stinorit. Këto të dhëna vetëm për Superligë, në 36 xhirot e zhvilluara, ku ai luajti në 28 ndeshje me total prej 1 mijë e 313 minutave.

Sipas njoftimit të Ferizajit, Fazliu ka nënshkruar kontratë një-vjecare me klubin e tij të qytetit, ndërsa kontrata do t’i përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Por, Ferizaji nuk u ndalë këtu, ata mbrëmë vonë bënë të ditur se edhe mesfushori Bujar Shabani i është kthyer Ferizajit. Mesfushori defanziv, gjithashtu nga Ferizaji që së fundi ka qenë pjesë e Dukagjinit të Klinës ka nënshkruar kontratë një-vjecare.

Edhe ai ka qenë më parë pjesë e Feronikelit e Dritës, ndërsa krejt në fillim të karrierës ka qenë pjesë e Ferizajit. Në moshën 31-vjeçare ai pritet që t’i ndihmojë skuadrës në mes të fushës në stinorin e ardhshëm, ndërsa në stinorin e posapërfunduar ai kishte shënuar 3 gola dhe kishte bërë dy asistime për klinasit, që mbijetuan në Superligë në xhiron e fundit të stinorit pa pasur nevojë të jenë pjesë e barazhit.

Me këtë ecuri, Ferizaji po pritet që në ditët në vijim të angazhojë edhe sulmuesin Betim Haxhimusa, gjithashtu pjesë e Dritës dhe tashmë 30-vjeçari po shikohet si opcion i mundshëm, derisa ishte ndarë nga Ferizaji në fund të stinorit 2013/14.


 
Të gjitha lajmet nga