FERIZAJ
Ferizaji vendos për bregdet
17 January, 2022 @16:04
KF Ferizaji që ka nisur përgatitjet pas pushimeve të Vitit të Ri, sot ka vendosur që të marrë rrugë për bregdet.
Në një mbledhje të mbajtur sot, Bordi ka vendosur që fazën e dytë të përgatitjeve ta bëj në Durrës.
“Pas mbledhjes së mbajtur të bordit të klubit është vendosur që fazën e dytë të pregatitjeve të vazhdojmë në bregdetin Shqiptarë, në qytetin e bukur të Durrësit. Futbollistët dhe shtabi teknik i klubit pritët që me datë 22 janar, të zhvendosen në Durrës, ku do të vazhdojmë fazën përgatitore,” ka shkruar KF Ferizaji në njoftim.
Përndryshe, klubi gjithashtu ka bërë të ditur se në Durrës do të zhvillojnë disa ndeshje përgatitore-kontrolluese para se të kthehen në vend.
Ferizaji është duke synuar Superligën nga Liga e Parë Grupi B. Ekipi ka kryer vitin 2021 në pozitë të dytë të renditjes tabelare të kësaj lige me një pikë më pak sesa Vushtrria lidere.
Vendi i parë në Ligën e Parë Grupi B siguron Superligën 2022/23. Pozita e dytë mundëson Superligën vetëm përmes PlayOffit - ndeshjeve të barazhit.