1/2: KUPA E KOSOVËS
Feronikeli fiton përsëri, siguron finalen
1 May, 2019 @17:21
Sikur ndeshja e luajtur në Suharekë, edhe ndeshja e sotme mes Feronikelit dhe Ballkanit u mbyll me fitoren e vendasve, të cilët e siguruan një vend në finalen e Kupës së Kosovës.
Lapidar Lladrovci shënoi për 1-0 në minutën e 17’ e më pas fitorja u vulos nga Artur Magani, i cili realizoi në minutën e 82’ të ndeshjes pas një pasimi fantastik nga Dabiqaj, duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me fitore 2-0 të Feronikelit.
Kështu, pas dy ndeshjeve Feronikeli e mposhti Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 4-1 dhe rrjedhimisht e siguroi finalen e Kupës së Kosovës, ku do të ndeshet me Trepçën ‘89 më 25 maj në kryeqytet.
Përveç finales së Kupës, Feronikeli po lufton edhe për titullin kampion në kuadër të Superligës, derisa Ballkani në anën tjetër është në luftë për të mbetur në ligë.