Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - PRISHTINA

Feronikeli, kampion i Kosovës për sezonin 2018/2019!

Feronikeli, kampion i Kosovës për sezonin 2018/2019!


19 May, 2019 @18:11

Feronikeli është kampion i Kosovës për sezonin 2018/2019!

Skuadra nga Drenasi e mposhti me rezultat 1-0 Prishtinën, kundërshtarin kryesor për titull, në ndeshjen e fundit të sezonit, për ta kurorëzuar këtë sezon fantastik me titullin kampion, titull ky që është i treti në histori të skuadrës nga Drenasi.

Mund të thuhet që pjesa e parë kaloi pa asnjë rast serioz për asnjërën nga të dyja skuadrat.

Një dalje e gabuar e Visar Bekajt të mysafirëve, nuk u shfrytëzua siç duhet nga Mendurim Hoti, derisa golin e tentuan edhe Kastriot Rexha e Da Silva, mirëpo gjuajtjet e tyre nuk ishin shqetësuese për portën mysafire.

TABELA AKTUALE

Shumë raste konkrete për shënim nuk u panë as në pjesën e dytë, mirëpo skuadër pak më dominuese ishte Feronikeli, skuadër kjo që arriti ta gjejë edhe golin e fitores në minutën e 73’ të ndeshjes.

Një krosim i Yll Hoxhës në minutën e 73’ të ndeshjes nuk u prek askush në zonën e Prishtinës dhe përfundoi në portë, e me këtë gol shpresat e Prishtinës, e cila sot nuk kishte as edhe një goditje në portën kundërshtare, u shuan dhe skuadra kryeqytetase u detyrua të pajtohet me mbylljen e sezonit në vendin e dytë.

Me fitoren e sotme Nikli përveç titullit kampion, sezonin e mbyll me 80 pikë të tubuara, një rekord i ri në Superligën e Kosovës. Deri më sot këtë rekord e mbante Trepça ‘89 me 77 pikë, skuadër që drejtohej gjithashtu nga Zekirija Ramadani, njëjtë sikurse Nikli këtë sezon.

Kështu, Feronikeli, si kampion i Kosovës, do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet e Champions League sezonin e ardhshëm, derisa në rast se skuadra nga Drenasi e fiton Kupën e Kosovës, Prishtina, si nënkampione e Kosovës, do ta përfaqësojë Kosovën në Europa League.



FORMACIONET STARTUESE

Feronikeli: Troshupa, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Hoti, Dabiqaj, Morina, Silva, Rexha, Fazliu.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Ahmeti, Arago, Morina, Mankenda, Khalid.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga