Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - FERONIKELI

Feronikeli me ‘gjah’ të plotë në Ferizaj

Feronikeli me ‘gjah’ të plotë në Ferizaj


12 September, 2018 @17:39

Vjen fitorja e dytë me radhë e Feronikelit.

Pas fitores ndaj Ballkanit xhiron e kaluar, këtë xhiro skuadra nga Drenasi ka arritur ta mposhtë skuadrën e Ferizajit.

Astrit Fazliu shënoi fillimisht për 0-1, e më pas Da Silva u përkujdes për golin e dytë, për ta vendosur kështu rezultatin përfundimtar të takimit, 0-2.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Kjo fitore, e cila erdhi në debutimin e trajnerit Zekirija Ramadani te Feronikeli, bën që ‘Nikli’ të ketë 8 pikë dhe të mbetet akoma pa humbje, kurse Ferizaji mbetet në kuotën e 3 pikëve.



FORMACIONET ZYRTARE

FERIZAJ: Blakqori, Kaqar, Kaqiku, Marko, Mone, Asani, Karabeg, Jashari, Hamiti, Gashi, Bërbatovci. Trajner: Afrim Tovërlani.

FERONIKELI: Smakiqi, Prekazi, Islami, Lladrovci, Hoxha, Dasilva, Morina, Fazliu, Rexha, Dabiqaj, Magani. Trajner: Zekirija Ramadani.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga