ISTOGU 0-2 FERONIKELI

Feronikeli’74 ruan kreun, duke e mposhtur Istogun
15 October, 2022 @16:06
Feronikeli’74 ka shënuar fitore ndaj Istogut, të cilin deri tash e kishte përcjellës të parë në renditje tabelare. Skuadra nga Drenasi ka shënuar fitore në “Demush Mavraj” të Istogut sot, me golat e shënuar në pjesë të parë të ndeshjes, për t’i arkëtuar tri pikët e reja kampionale dhe për të siguruar kreun e renditjes edhe për një xhiro tjetër.
Istogu 0-2 Feronikeli’74 [3’, 39’pen.]