RAHOVECI 0-2 FERONIKELI'74

Feronikeli’74 ia shkakton humbjen e parë Rahovecit dhe merr kryesimin!
1 October, 2022 @19:38
Skuadra e drejtuar nga Granit Begolli, Feronikeli’74 (fuzionuar mes Feronikelit dhe Fortunës së Drenasit) ka marrë kryesimin në Ligën e Parë A të Kosovës, duke e mposhtur Rahovecin e pamposhtur deri tash, me rezultat 0-2 dhe atë në Jahja Danuza të vreshtarëve.
Me këtë fitore, Feronikeli’74 ka mbyllur xhiron në krye të renditjes, ndërsa ka shënuar fitoren e dytë me radhë me anë të golave të shënuara nga Ulluri dhe Shabani në pjesë të dytë, për epilogun: Rahoveci 0-2 Feronikeli’74 [Gentrit Ulluri 49, Xhevdet Shabani 71 pen.].
Rahoveci i Senad Alirifës pas kësaj humbjeje ka rënë në pozitën e dytë të renditjes, edhepse me pikë të njëjta sikurse lideri i ri.