FERONIKELI'74 SIGURON ELITËN

Feronikeli’74 në Superligë, Liria në barazh
21 May, 2023 @16:59
Kanë përfunduar ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit të Ligës së Parë Grupi A, që përcaktonin fatin e ekipit që do të shkonte direkt në Superligë dhe ekipit që do të kërkojë Superligën nga barazhi.
Me barazimin ndaj A&N-së 0-0, Feronikeli’74 i Granit Begollit ka siguruar Superligën 2023/24, ndërsa Liria me barazim 1-1 me Rilindjen 1974 në Pejë, do të duhet të kërkojë Superligën ta kërkojë përmes barazhit, sikurse në vitin e kaluar që s’e arriti.
Liria do të luajë ndeshje barazhi me Ulpianën së pari. Ndërsa fituesi i këtij dueli do të ndeshet me ekipin që përfundon i teti në Superligë (Ferizaji ose Trepça’89).
TABELA PËRFUNDIMTARE E SEZONIT