FITORE NË DERBIN LOKAL

Feronikeli’74 rreshton fitoret, i afrohet Superligës
29 April, 2023 @18:19
Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për tu zhvilluar, Feronikeli’74 i drejtuar nga Granit Begolli ka tri pikë më shumë sesa ndjekësi i parë i tyre në renditje, Liria. Feronikeli’74 është shumë afër Superligës dhe vetëm nuk duhet të gabojë në tri ndeshjet e ardhshme.
Sot, ata nuk e patën shumë vështirë të sigurojnë fitore ndaj rivalit pak më të dobët lokal, Drenasi, të cilët i mposhtën me rezultat 2-0, ku golin e parë të ekipit e shënoi Muhamet Hyseni në periudhën e fundit të ndeshjes, e pas kësaj ai dha edhe një gol për të mbyllë ndeshjen me fitore, Feronikeli 2-0 Drenasi [Muhamet Hyseni 75’, 81’].
Lider në renditje, Feronikeli’74 ka kapur shifrën prej 50 pikëve pas 24 ndeshjeve, ndërsa Drenasi i sigurt në ligë po luan për test me lojtarë e për prestigj ndeshjet e mbetura të ligës.
Në xhiron e radhës Feronikeli’74 i shkon Rilindjes 1974 që ka të siguruar mbijetesën muaj më parë dhe nuk pritet të ketë telashe, ndërsa Drenasi pret Phoenixin, në një ndeshje ku Phoenixit i duhet fitorja për të dhënë shpresat e fundit për barazh, përndryshe edhe synimi i tyre merr fund.