Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GIALLOROSSI

Festa romake

REUTERS/Giampiero Sposito

Festa romake


23 December, 2012 @11:52

Derbi i mbrëmshëm ndërmjet Romës dhe Milanit i takoi plotësisht romakëve. Giallorossët si asnjëherë më parë të motivuar nën urdhërat e plakut çek, Zdenek Zeman, për gjysëm ore ia bënë 3-0 Milanit.

Kur në minutën e 60 të ndeshjes u bë 4-0 me golin e dytë të argjentinasit Erik Lamela - dhe ky ishte fundi.

Në fund Milan shënoi dy herë nëpërmjet zëvendësuesve Giampaolo Pazzini dhe Bojan Krkic (i cili shënoi kundër ish ekipit të tij), për rezultatin përfundimtar 4-2.

Mirëpo, Massimiliano Allegri mendon ndryshe për humbjen.

“Milan luajti mirë. Nuk mund të prisni më shumë nga një Milan i reformuar. Ky ekip do të fitojë shumë në të ardhmen, mirëpo tash po i vendos themelet. Përveç përmirësimit të organizimit të mbrojtjes nga ndërprerjet, sonte, Milanit nuk i ka munguar asgjë,” ka thënë ai për Sky Sport Italia, pas ndeshjes.

Me këtë fitore Roma mbeti në vendin e gjashtë me 32 pikë, 5 më shumë se Milani që gjendet në vendin e shtatë.

REZULTATI:

Roma - Milan 4-2 (Burdisso 13, Osvaldo 24, Lamela 30, 61 - Pazzini 87, Bojan 88)


 
Të gjitha lajmet nga