PREMIER LEAGUE

REUTERS/Darren Staples
City fiton në fund
22 December, 2012 @17:19
Kampioni Manchester City në saje të mesfushorit Gareth Bary ka arritur që të regjistrojë një fitore shumë më të vështirë sesa që paramendohej ndaj Readingut, që është e fundit në tabelë.
Tottenham i Andre Villas-Boasit u desht që të kënaqet me barazim pa gola ndaj Stoke Cityt të fortë në mbrojtje. Ndërsa Newcastle United i është kthyer fitoreve pas dy humbjeve, duke e mposhtur QPR-në 1-0 me anë të golit të Shola Ameobit.
REZULTATET:
Manchester City - Reading 1-0
Newcastle - QPR 1-0
Southampton - Sunderland 0-1
Tottenham - Stoke 0-0
WBA - Norwich 2-1
West Ham - Everton 1-2