Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Super Barça

REUTERS/Ricardo Ordonez

Super Barça


23 December, 2012 @10:10

Me 49 pikë nga 51 të mundshme, me 16 fitore dhe vetëm një barazim në 17 ndeshjet e para të La Ligas për stinorin aktual, Barcelona është lider i pakontestueshëm në Spanjë.

Fitorja e mbrëmshme ndaj Valladolidit iu dedikua trajnerit Tito Vilanova. Ndërsa ndeshja u luajt me trimëri dhe vendosmëri.

Futbollistët kishin veshur edhe fanella në përkrahje të Titos. Golat erdhën nga mjeshtri Xavi, i palodhshmi Messi dhe i riu Tello. Përcjellësi më i afërt i Barcelonës është Atletico Madrid me 9 pikë më pak, derisa pastaj vjen Reali me 16 pikë më pak!

REZULTATI:

Valladolid - Barcelona 1-3


 
Të gjitha lajmet nga La Liga