Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

23 JANAR 2021 NË ORA 14:00

FFK miraton Superkupën Prishtina-Drita në Antalya

Foto: prishtinafc.com

FFK miraton Superkupën Prishtina-Drita në Antalya


12 January, 2021 @21:16

Pas mbledhjes së mbajtur sot FFK ka vendosur të miratojë kërkesën e Prishtinës dhe Dritës për të zhvilluar finalen e Superkupës së Kosovës në Antalya të Turqisë.

Krejt kjo, pasi që skuadrat në atë kohë gjinden në përgatitje në Turqi, ndërsa në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv sot, është miratuar data e 23 janarit për ndeshje.

Prishtina më parë ka bërë të ditur se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Mardan të Antalyas më datë 23 janar 2021 dhe me fillim në ora 14:00.

“KE diskutoi edhe rreth zhvillimit të ndeshjes së Superkupës, ndërmjet kampiones në fuqi Dritës dhe fitueses së Kupës, Prishtinës, e cila ndeshje zakonisht i paraprinë fillimit të edicionit të ri, por për shkaqe të pandemisë COVID-19 dhe orarit të ngjeshur të garave nuk kishte arritur të zhvillohej, andaj me pëlqimin e të dyja klubeve u vendos që kjo ndeshje të zhvillohet në Antalia më 23 janar, duke pasur parasysh se në këtë periudhë kohore të dy klubet gjenden në përgatitje në Turqi,” ka shkruar njoftimi i FFK-së sot.

Kujtojmë, dy skuadrat ishin ndeshur edhe në Superkupën e vitit 2018, ku Drita kishte mposhtur Prishtinën me rezultat 2-1. Për herë të fundit, Prishtina e ka fituar Superkupën në vitin 2016. Por, bardhekaltërit nga kryeqyteti janë ekipi më i trofeshëm në këtë garë, duke fituar 9 herë Superkupën e Kosovës.

Drita në anën tjetër ka vetëm një Superkupë të fituar, atë ndaj Prishtinës. Në ndërkohë, derisa ekipi gjilanas do të dëshiroj të merr të dytën, gjithashtu ndaj Prishtinës, këta të fundit do të kërkojnë të bëhen ekipi i parë me 10 Superkupa të fituara në Kosovë, duke arritur dyshifror të trofeve nga kjo garë.

Kjo do të jetë një përballje tejet interesante në kushte tejet të mira, që pritet t’i jap nismë të mbarë ekipit të Zekirija Ramadanit që po drejton Prishtinën aktualishtm, ose Ardian Nuhijit që bëri Dritën kampione në vitin e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës