Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS REAGIMIT

FFK mirëpriti inicimin e disiplinores ndaj FSS-së

FFK mirëpriti inicimin e disiplinores ndaj FSS-së


27 November, 2022 @19:21

Përveç që ka mirëpritur inicimin e procedurës disiplinore të FIFA-së ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se do të jenë në kontakt me organet përkatëse të FIFAs nëse nevojitet dokument shtesë lidhur me rastin kur ekipi serb në Botërorin e Katarit shpalosi flamurin e Kosovës me flamur serb, ku shkruante “nuk ka dorëzim”.

SHKRIMI I FFK-së:

“Jemi të lumtur të shohim reagimin e shpejtë të FIFA-s, me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftnxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar.

Nga FIFA kemi marrë konfirmimin për pranimin e ankesës sonë dhe njëherësh kemi marrë vlerësimin e tyre të lartë për FFK-në, që përkushtohet për ruajtjen e integritetit e reputacionit të futbollit dhe që ankesa jonë tregon përkushtimin tonë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të cilat i afirmon FIFA.

Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt me organet përkatëse të FIFA-s për çdo informatë ose dokument shtese nëse kanë nevojë lidhur me hetimin e këtij rasti. Po ashtu, si FFK do jemi çdoherë të gatshëm të ruajmë dinjtetin e futbollit dhe reputacionin e Kosovës, duke reaguar dhe vepruar konform mekanizmave të FIFA-së dhe UEFA-s, në të cilat bëjmë pjesë.”


 
Të gjitha lajmet nga