Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA E FFK-së

FFK njofton, futbollistët dhe trajneri i Kosovës - janë mirë, por në izolim

FFK njofton, futbollistët dhe trajneri i Kosovës - janë mirë, por në izolim


15 March, 2020 @17:30

Federata e Futbolli të Kosovës para pak çastesh ka lëshuar një komunikatë për opinion ku ka bërë të ditur se ka kontaktuar me të pjesën më të madhe të futbollistëve të Kosovës dhe të gjithë janë mirë me shëndet.

Pavarësisht se disa prej tyre, si Amir Rrahmani e Samir Ujkani, janë në pjesët më të goditura me pandeminë coronavirus, shëndeti i tyre vazhdon të jetë i mirë, por janë në izolim, duke respektuar shtetin përkatës ku punojnë.

Florent Muslija dhe Arijanet Muric janë dy futbollistë tjerë që janë testuar për coronavirus, por të dy kanë dalë negativ fatmirësisht.

Edhe selektori zviceran, Bernard Challandes është kontaktuar nga FFK-ja dhe është raportuar të jetë mirë, derisa kërkohet kujdes dhe të respektohen vendimet e shteteve ku janë futbollistët.

Përndryshe, për ndeshjen e PlayOffit të Ligës D të Kombeve mes Maqedonisë Veriore e Kosovës - vendimi do të mirret të martën, kur UEFA-ja ka takimin me të gjitha shtetet dhe shoqatat anëtare - për të vendosur për të ardhmen e futbollit.


 
Të gjitha lajmet nga