Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

FFK përgatit planin për grumbullimin e Kosovës U21 në Katar

FFK përgatit planin për grumbullimin e Kosovës U21 në Katar


1 March, 2021 @18:19

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihun, kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e përfaqësueses U21 të Kosovës, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u diskutua për përgatitjet e përfaqësueses U21 për dy miqësoret e këtij muaji në Doha të Katarit.

Kryetari Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu i ofruan mbështetje maksimale përzgjedhësit Nees, që përkundër situatës së rëndë me pandeminë të realizohen këto miqësore dhe ai të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që synon në grumbullimin e tij të parë si përzgjedhës. Po ashtu, u diskutua edhe për stafin teknik të përfaqësueses U21, i cili do të kompletohet gjatë ditëve në vazhdim.

Ekipi U21 i Kosovës do të udhëtojë më 21 mars në Doha, derisa miqësoret do t’i zhvillojë më 26 dhe 29 mars. Ky grumbullim do të jetë një mundësi e mirë për përzgjedhësin Nees për ta përgatitur sa më mirë ekipin për ciklin e ri kualifikues që nis në qershor.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova