Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURQI

Fillim maestral i Drogbës

NTV

Fillim maestral i Drogbës


16 February, 2013 @12:10

Didier Drogba, transferi bombastik i Galatasarayit, ka filluar mrekullueshëm karrierën në Turqi. Ai është futur në lojë në minutën e 63-të nga trajneri Fatih Terim pranë rezultatit 0-0. 

Nuk ka vonuar shumë dhe pas 5 minutash në fushë ai ka shënuar golin e parë të tij me fanellën e Galatasarayit, për të avancuar 0-1 ndaj Akhisarit. 

Ndërsa tre minuta pas golit, pas një kombinimi me holandezin Wesley Sneijder, ai ka asistuar për sulmuesin turk, Burak Yilmaz, për të ngritur epërsinë e kampionit të Turqisë në 0-2. Në fund ndeshja përfundoi 1-2 në favor të Galatasarayit. 



REZULTATI:

Akhisar - Galatasaray 1-2

 
Të gjitha lajmet nga