ROSSONERI
Milan i treti
15 February, 2013 @22:46
Futbollistët e Milanit kanë arritur të shënojnë fitore ndaj Parmës 2-1. Me këtë fitore skuadra e udhëhequr nga Massimiliano Allegri ka arritur të kalojë në vendin e tretë të Serie A-së, me pikë të njejta sa edhe Lazio (44), por me golaverazh më të mirë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Ka qenë autogoli i mbrojtësit tël Parmës Gabriel Paletta që i ka dhënë epërsinë fillestare rossonerëve, para se trasnferi i fundit, Mario Balotelli të shënojë për 2-0. Krejt në fund Nicola Sansone i Parmës ka realizuar për rezultatin përfundimtar 2-1.
REZULTATI
Milan - Parma 2-1 | (Paletta 39 ag., Balotelli 78 - Sansone 90) |