Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSALL

Finale prishtinase në turneun “Adem Jashari”

Finale prishtinase në turneun “Adem Jashari”


4 March, 2021 @20:26

Në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së, sot në kryeqytet u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të turneut tradicional në futsall, “Adem Jashari”.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale u ballafaquan Prishtina dhe Drenica Tradita, ku pas një loje mjaft interesante dhe rivalizuese, fitores iu gëzua skuadra e Prishtinës, me rezultat 3:2.

Golat për Prishtinën i shënuan Mërgim Dervishaj (8’), Leandro Monteiro (26’) dhe Melos Kelmendi (36’), ndërkaq për Drenica Traditën shënuan Rrustem Dobraj (16’) dhe Fatlum Pishtani (36’ag).

Ndërsa në ndeshjen tjetër gjysmëfinale ndërmjet Prishtinës 01 dhe Pejës, fitores dhe kalimit në finale iu gëzuan lojtarët e Prishtinës 01, të cilët triumfuan me rezultat 5:4.

Golat për Prishtinën 01 i shënuan Durim Qorri (15′), Fitim Krasniqi (21′), Shpat Hashani (26′), Bardh Kelmendi (36′) dhe Oso Gjinovci (39′), derisa golat për pejanët i realizuan Albert Nikolla (12′), Egzon Vokshi (25′) dhe Ylli Mazreku (29′ e 30′).

Kësisoj, në finalen e turneut “Adem Jashari”, që zhvillohet nesër (e premte), në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK, do të takohen Prishtina – Prishtina 01.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga