MUNISHI - PAS NDESHJES
Fitoi futbolli
17 April, 2016 @20:57
Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, pas ndeshjes me Prishtinën është shprehur të jetë i kënaqur me lojën e treguar në fushë nga ekipi i tij.
Hajvalia përkundër se ka mbetur larg liderit 7 pikë ka qenë i kënaqur që ka fituar futbolli.
“Kam pritur ndeshje të fortë për arsye se në këto momente Prishtinës është shumë problem t’i bësh ballë pa ndihmën e gjyqtarëve. Nëse gjykimi është korrekt, Prishtinës nuk mundet t’i bëj ballë asnjë ekip dhe sot luajtën lojë shumë të mirë. Ishte lojë shumë e fortë e ku dy skuadrat patën rastet e veta, por me rëndësi është se luajtëm fer-play pa marrë parasysh rezultateve tjera, apo gjendjes jo të mirë që ka Prishtina. Sot fitoi futbolli. Për mendimin tem, luajtën dy ekipet më të mira të Superligës, Prishtina dhe Hajvalia,” ka thënë Munishi pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës sot.