Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEK 2-1 2 KORRIKU

Fitojnë dhe përshëndeten nga Liga e Parë

Pamje nga ndeshja e sotme/ KFKEKu/fb

Fitojnë dhe përshëndeten nga Liga e Parë


15 May, 2021 @18:49

Përkundër se arritën fitoren e shtatë të stinorit, janë përshëndetur nga Liga e Parë e Kosovës dhe në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligë të Dytë.

KEK-u i Obiliqit ka mposhtur në Agron Rama sot 2 Korrikun me rezultat 2-1 [Besart Dushi 66, Florim Bërbatovci 80 - n.n. 73] pas pjesës së parë pa gola, që la të paprekshme portat e portierëve deri në minutën e 66 të takimit.

TABELA AKTUALE

Fitorja e KEK-ut do të thoshte shpëtim nga rënia vetëm nëse Ferizaji do të barazonte sot ndaj Dardanës, por ferizajasit përkundër krizës së madhe financiare në klub është mobilizuar për të fituar ndeshjen vendimtare të stinorit.

KEK në sezonin 2021/22 do të bëj pjesë në Ligën e Dytë të KOsovës në futboll.


 
Të gjitha lajmet nga