GRUPI B: VJOSA - ARBËRIA

Foto: FC Vjosa / FB
Fitore bindëse e Vjosës ndaj Arbërisë
6 November, 2022 @14:52
Në ndeshjen e vetme të Ligës së Parë sot, Vjosa nga Shtimja shënoi fitore ndaj Arbërisë nga Dobraja.
Skuadra vendase këtë takim e fitoi me rezultat bindës 3-0.
Albijon Shurdhiqi shënoi për 1-0 gjatë pjesës së parë, kurse Vjosa e gjeti rrjetën edhe dy herë gjatë pjesës së dytë dhe e mbylli ndeshjen me fitore 3-0. Vjosa 3-0 Arbëria [Albijon Shurdhiqi, Albinot Kozmaqi, Ideal Ademaj]
Xhiron që vjen, Vjosa i shkon Vushtrrisë, kurse Arbëria e pret Vllazninë e Pozheranit.