IZRAELI U19 - KOSOVA U19

Fitore e Kosovës U19, gjasa reale për kalimin e grupit
6 October, 2017 @18:22
Pas humbjes nga Austria U19 në ndeshjen e parë, Kosova U19 ka shënuar fitore ndaj përfaqësueses së Izraelit U19 me rezultat 1-2.
Djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi ishin në disavantazh 1-0, mirëpo me dy gola të shpejt të Leotrim Kryeziut në minutat 41’ e 44’, Kosova kaloi në epërsi 1-2, epërsi e cila u ruajt deri në fund dhe Kosova e mbylli me fitore këtë ndeshje.
LISTA E LOJTARËVE TË KOSOVËS U19 DHE ORARI I NDESHJEVE
Ky rezultat bën që Kosova të jetë në vendin e dytë të Grupit 6 parakualifikues drejt kampionatit evropian për grupmoshat U19, derisa pozitiv është fakti që Kosova ndeshjen e fundit e luan ndaj Lituanisë, derisa Izraeli luan ndaj Austrisë lidere, duke bërë kështu që gjasat për një kalim të Kosovës në fazën kualifikuese të jenë reale.
Ndeshja ndaj Lituanisë zhvillohet më 9 tetor me fillim nga ora 14:00.
TABELA E GRUPIT 6 - FAZA PARAKUALIFIKUESE
1. Austria U19 | 2 ndeshje | 6 pikë | |
2. Kosova U19 | 2 ndeshje | 3 pikë | |
3. Izraeli U19 | 2 ndeshje | 3 pikë | |
4. Lituania U19 | 2 ndeshje | 0 pikë |