EUROPEAN QUALIFIERS

9 ndeshjet e sontme në kualifikimet evropiane
6 October, 2017 @16:14
Pas ndeshjeve të luajtura mbrëmë në C, E dhe F, sonte eliminatoret evropiane vazhdojnë me ndeshjet nga grupet D, G dhe I.
Në Grupin D, Serbia lidere udhëton në Austri, ndërsa Irlanda Veriore dhe Uellsi luftën e tyre e vazhdojnë me takimet ndaj Moldavisë, respektivisht Gjeorgjisë.
GRUPET DREJT BOTËRORIT TË RUSISË
Grupi G, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sjell duelet Spanjë - Shqipëri, Italia - Maqedoni dhe Lihtenshtajn - Izrael. Një fitore e Spanjës nënkupton sigurim i vendit të parë për ‘Furinë e Kuqe’ dhe kualifikim direkt për në Botëror, derisa sipas të gjitha gjasave Italia do ta kërkojë kualifikimin në Botëror përmes fazës Play-Off.
Nga Grupi I, grup në të cilin gjendet edhe Kosova, duel interesant pritet të jetë ai mes Turqisë dhe Islandës, mirëpo duele interesante padyshim që janë edhe ato mes Kosovës e Ukrainës dhe Kroacisë e Finlandës, pasi në këtë grup gjithçka mbetet e hapur për 2 pozitat e para. Favorit për vendin e parë cilësohet Kroacia, pasi që 3 pikëshi sonte duket i lehtë në letër, mirëpo mundësi për ta arritur kualifikimin direkt apo vendin e dytë matematikisht kanë katër skuadrat e para.
Lista e ndeshjeve të sontme: